Telegrafi

Foto mahnitëse të shpellës së re në Vietnam (Foto)

Shpella e cila ndodhet afër parkut kombëtar të Vietnamit, “Phong Nha Ke Bang”, është zbuluar më 31 gusht, dhe besohet të jetë një zgjatje e shpellës që ishte zbuluar më parë, që quhet “Hang Tien”, transmeton Koha.net shkrimin e “Daily Mail”.

 

“Ishte një ndjenjë vërtetë mahnitëse, të gjesh një shpellë krejtësisht të re. Të jesh brenda një shpelle të madhe, me të vërtetë është një botë krejtësisht tjetër. Errësira zbret drejt jush dhe asgjë nuk është e njohur. E adhuroj ndjenjën për të mos ditur se çka shtrihet përpara. Ndihem si me qenë në një planet tjetër”, është shprehur Deboodt.

 

Parku Kombëtar i Vietnamit shtrihet në një hapësirë prej 85.754 hektarësh. Kurse me këtë shpellë të re arrin në 126.236 hektarë.

Përmbajtja gjeologjike ofron pamje spketakolare dhe përveç shpellave gjithashtu ka edhe lumenj nëntokësor.