Telegrafi

Foto ekskluzive nga klipi i Gencit dhe Kaltrinës (Foto)

Pas projektit solo, Genc Prelvukaj do të vijë në bashkëpunim me këngëtaren Kaltrina Selimi.

“Nuk është njëjtë” titullohet kënga e dyshes, e cila do të vijë e realizuar me videoklip nga produksioni “Black Fish”.

Për Telegrafin Genci tha se kënga është version i këngës “Kohën me kthy” ndërsa videoklipi do të publikohet të dielën.

Kënga i përket zhanrit baladë dhe është e ralizuar 100% live në versionin akustik.

Pjesë e këtij projekti, i cili është i xhiruar në vetëm një skenë janë edhe instrumentistët Agron Peni, Adorel Haxhiaj dhe Festim Fanaj. /Telegrafi/