Site icon Telegrafi

Foto e rrallë: Fisnik Ismailin kështu nuk e keni parë asnjëherë (Foto)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili ka ndarë me miqtë e tij në Facebook një moment nga jeta e tij.

Ai ka shpërndarë një fotografi të tijën para 21 vjetëve ku shihet me një pamje krejtësisht ndryshe nga kjo që ka sot.

Fisi në këtë fotografi shihet me flokë të gjata dhe kaçurrele që vajzat do të mund t’ia kenë lakminë, transmeton Telegrafi.

Një tjetër detaj që përshkruan Fisi në foto është se ai i kishte vetëm 21 vjet kur ishte bërë babë për herë të parë.

“Vjeti 1995, Londër – 22 vjeç, nji vit mbasi isha ba babë për herë të parë, hala pa u rritë vetë. Roker nji herë, roker përgjithmonë. E fotografueme me nji prej kamerave te para digjitale me te cilat bajshim eksperimente në fakultet”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë./Telegrafi/

Exit mobile version