Site icon Telegrafi

Foto e rrallë e familjes së Ardian Koznikut

Ardian Kozniku konsiderohet si një ndër ish-futbollistët më të mirë shqiptarë.

Përpos që ka krijuar edhe një karrierë të bujshme futbollistike, gjakovari ka edhe një familje për lakmi.

Gjakovari 51-vjeçar prej martesës me prizrenasen Allmira, ka edhe dy vajza të bukura.

Diana (majtas) dhe Teuta (djathtas)

Diana dhe Teuta janë të bijat e ish-futbollistit të kombëtares kroate, i cili në vitin 1998 zuri vendin e tretë në botërorin e Francës.

Ai së fundi ka publikuar një fotografi të rrallë, e cila duket se është bërë në vitet 90-ta të shekullit të kaluar.

Kozniku shihet në krah të bashkëshortes, ku në duar mban Teutën gjersa gruaja në përqafim e ka Dianën.

Lexo po ashtu Rrëfimi i Ardian Koznikut se si i kishte shpëtuar aksidentit ajror rrugës për të nënshkruar me Hajdukun

Gjersa Teuta ka përfunduar studimet e Fakultetit të Drejtësisë, Diana merret me sportin e notit dhe disa herë ka qenë kampione e shtetit kroat.

Ndryshe, Ardiani aktualisht është në shqyrtim e sipër të ofertave të ndryshme për të drejtuar ekipe të futbollit. /Telegrafi/

Exit mobile version