Telegrafi

Foto e rrallë: Daut Haradinaj së bashku me vëllain, Luanin (Foto)

Gazeta Blic ka siguruar një fotografi të rrallë, ku shihen së bashku vëllezërit, Luan e Daut Haradinaj. Luan Haradinaj kishte rënë dëshmor në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro-shqiptar.

Fotografia është dërguar nga një lexues i yni dhe ajo deri më sot nuk është publikuar

Beteja disa orëshe me forcat serbe, derisa po e udhëhiqte një ekspeditë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rrugën për të hyrë në Kosovë, i kishte marrë jetën Luanit.

Në këtë ditë, Luan Haradinaj, bashkë me të vëllanë Ramushin dhe grupin e përbërë nga Fehmi e Xhevë Lladrovci, Selim Krasniqi e Ramiz Lladrovci, Abedin Rexha e Ilaz Kodra, Rafet Rama e Gani Rama, Emrush Xhemajli dhe Ali Ahmeti, u nisën për në Kosovë.