Telegrafi

Foshnjës që vuan nga tumori në njërin sy, ia heqin syrin e shëndoshë

Fernando Jonathan Valdes Ayala nga Meksika, ishte diagnostikuar me tumor në syrin e djathtë dhe është dashur t’i hiqej, në mënyrë që të parandalohet verbimi i syrit tjetër.

Por, mjeku Armando Cisnero Espinoza ia heq syrin e majtë, duke e lënë djaloshin tërësisht të verbër.

Prindërit e Ayala e kanë paditur mjekun dhe po kërkojnë dëmshpërblim për neglizhencën e tij. /Telegrafi/