Telegrafi

Foshnja 8-muajshe ngufatej pasi i kishte mbetur ushqimi në fyt, prindërit vrapojnë për në stacionin e policisë – rreshteri australian e shpëton në momentet e fundit

Vrapuan me shpejtësi në drejtim të stacionit policor në Perth të Australisë në ditën kur po festohej Krishtlindja, duke kërkuar ndihmë nga punonjësit në sportel.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin se çfarë në minutat e ardhshëm: rreshteri Jason Lee vrapon dhe kap foshnjën nga burri, dhe duke parë se po ngufatej nga ushqimi që i kishte mbetur në fyt, vendosë ta ndihmojë, transmeton Telegrafi.

Ai madje pasi e shpëton u tregon prindërve se si duhet shpëtuar një njeri në situata të tilla – kur u mbetet ushqim në fyt. Këshillat që ua dha ai i rekomandon edhe Kryqi i Kuq amerikan.

Siç raportojnë mediat australiane, foshnjës 8-muajshe i kishte mbetur ushqimi në fyt dhe po ngufatej dhe assesi nuk mund të merrte frymë, kurse prindërit duke mos ditur çfarë të bëjnë ishin drejtuar për në stacionin më të afërt të policisë.

Për fat të mirë ata u dolën në ndihmë kurse foshnja ka shpëtuar pa as lëndimin më të vogël, e pamjet janë bërë virale duke u shpërndarë në masë të madhe në internet. /Telegrafi/