Telegrafi

Foshnjën e lindur me organet jashtë, e shpëtuan duke e mbështjellë me foli najloni

Megjithëse vogëlushja nga Britania e Madhe, kishte probleme me zemrën dhe pneumoni, mjekët provuan çfarë iu erdhi për dore, që ta ndihmojnë – përfshirë edhe folien e najlonit.

Kur nëna e vajzës ishte në muajin e 12, i kanë treguar se ajo vuante nga një çrregullim në bark, duke i bërë që mos të ketë vend mbajtës dhe t’i dalin organet.

Pas lindjes në javën e 37, mjekët është dashur të intervenojnë për t’ia mbrojtur organet, transmeton Telegrafi.

Kur vajza i kishte shtatë ditë jetë, në të është kryer një operim prej dy orësh.

Vajza që tash ka gjashtë muaj, do t’i nënshtrohet edhe disa operacioneve të tjera. /Telegrafi/