Site icon Telegrafi

Foshnjat notojnë më mirë se të rriturit!

Fshehtësia e këtij fenomeni është se deri në muajin e nëntë të jetës foshnjat me reflekse mbyllin vrimat e frymëmarrjes kur gjenden nën ujë – përndryshe ata do të mbyteshin në barkun e nënës.

Phil Shaw dhe Ana Torres themeluan klubin "London Baby Swim Club" më 2008 dhe sot numërojnë rreth 500 anëtarë. Në garën e notit vijnë foshnje të moshës edhe deri në gjashtë javë.

Me ta në pishinë së bashku me instruktorin e notit gjenden edhe prindërit. Themeluesit e këtij klubi të pazakontë noti thonë se në këtë mënyrë tek foshnjat zhvillohen më mirë aftësitë motorike, ndërsa sipas fotografisë për foshnjat kjo është edhe argëtuese. /Telegrafi/

Exit mobile version