Telegrafi

Foshnjat hidhen nga 15 metra lartësi

Tek disa vende në Indi ky ritual i hedhjes së fëmijëve tashmë praktikohet për disa shekuj. Fëmijët gjatë hedhjes i pret një pëlhurë e bardhë.

Çdo vit mijëra prindër me foshnjat e tyre presin në radhë për disa sekonda “mjekësi lartësie”. Besimtarët thonë se kurrë nuk ka ndodhur ndonjë fatkeqësi, e as që dikush të lëndohet.

Disa herë është tentuar që ky ritual të largohet, por numri i përkrahësve tejkalon numrin e kundërshtuesve. Sidoqoftë, as vogëlushët nuk e kanë aq të vështirë të fluturojnë pak.