Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se viti 2025 filloi me bereqet pasi në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00 erdhën në jetë binjakët Ares dhe Rajd.
Rama në një postim në Facebook shkruan se binjakët erdhën me këmbën e mbarë!
“Çfarë viti filloi
Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë
Këto janë binjakët e vitit 2025, që na u bashkuan shëndosh e mirë si lajmës të një viti me bereqet, në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’, me të trokitur ora 12:00”, shkruan Rama. /Telegrafi/