Telegrafi

Foshnjat e lindura me prerje cezariane më të rrezikuara

Këtë ndërlidhje, shkencëtarët e shpjegojnë me faktin që fëmijët, të cilët lindin me prerje cezariane, nuk bien në kontakt me bakteret e nënës dhe në këtë mënyrë nuk krijojnë imunitet të mjaftueshëm.

Hulumtuesit kanë dhënë një vlerë të lartë për rrezikun e këtyre fëmijëve për t’u sëmurë nga astma madje deri në 80 për qind. Mirëpo, përveç rrugës së lindjes, duhet të kihen parasysh edhe gjenet, të cilat kanë një rol të rëndësishëm në shfaqjen e sëmundjes. (P.sh. fëmijët që i kanë të dy prindërit të sëmurë me astmë, janë të rrezikuar tri herë më shumë për ta zhvilluar sëmundjen në krahasim me fëmijët, prindërit e të cilëve nuk vuajnë nga astma).

Numri i lindjeve me prerje cezariane është në rritje, ndërsa jo rrallë kjo, thjesht, është dëshirë e nënës dhe jo nevojë mjekësore. /Telegrafi/