Nga të gjitha vendet e Evropës, Maqedonia është në tre të parat, menjëherë pas Turqisë dhe Greqisë, me përqindjen më të ulët të foshnjave të lindura në bashkësi jashtë-martesore, thonë nga Enti Shtetëror për Statistikë.
“Analizat e situatës në Maqedoni tregojnë se në vitin 2016 kanë lindur gjithsej 23.199 fëmijë. Sipas këtij raporti 2,761 fëmijë, apo 12 për qind prej numrit të përgjithshëm janë nga lidhjet jashtë martesore, ndërsa 88 për qind e foshnjave kanë lindur në bashkësi martesore. Mosha mesatare e nënave të cilat kanë lindur kapë moshën e mesatare prej 28.9 vjetësh, ndërsa mesatarja e viteve të nënave të cilat kanë kryer lindjen e parë kapë moshën e 27.2 vjetësh”, thuhet në raportin e ESHS-së.
Krahasuar me Maqedoninë, Turqia dhe Greqia kanë një përqindje më të lartë të foshnjave të lindura në bashkësinë martesore, njofton TVM.
Ndrësa tek fqinjët tanë shifrat thonë se 90.6 për qind e foshnjeve kanë lindur në lidhje martesore.
Nga anëtarët e BE, Franca udhëheq listën e fëmijëve të lindur jashtë martese, ku gjashtë nga dhjetë foshnjët e lindura janë si rezultat i lindjeve jashtë martesore apo 59.7 për qind.
Është interesante se pas Francës, përqindja më e lartë mbajnë dy vendet e ballkanit edhe atë Bullgaria dhe Sllovenia. Në të dy vendet përqindja e fëmijëve të lindur jashtë martese është 58.6 për qind.
Përqindja e lartë e këtij fenomeni është shfaqur edhe në Estoni (51.6%), Suedi (54.9%), Danimarkë (54%), Portugali (52.8%) dhe Holandë (50.4%).
Jashtë BE-së, Islanda, ndërkohë, udhëheq listën e foshnjave të lindura jashtë martese, pak më poshtë se 70 për qind.