Site icon Telegrafi

Foshnjat dhe gjumi

Shkencëtarët përdorën një aparat për të regjistruar veprimtarinë elektrike të trurit të foshnjave që flinin, dhe një kamerë që filmonte çdo shprehje të fytyrës.

Tinguj muzike shpërndaheshin nga një magnetofon, ndërsa era e ventilatorit përplasej lehtë në fytyrën e çdo foshnje.

Ndaj erës së ventilatorit, foshnjat që po flinin reaguan duke shtrënguar fort qepallat. Kjo u përsërit 9 herë dhe herën e 10, ventilatori ndaloi, dhe foshnjat në gjumë u lanë të dëgjonin vetëm muzikën.

Pas përsëritjes së këtij eksperimenti për rreth 20 minuta, 24 prej 26 foshnjave reaguan duke ndryshuar shprehjen e fytyrës në përgjigje të muzikës pa erën e ventilatorit.

Sipas shkencëtarëve kjo provon se foshnjat e sapolindura mund të mësojnë nga stimulime të ndryshme nga jashtë ndërkohë që janë në gjumë. Sipas tyre, ky lloj i të mësuarit kontrollohet nga truri i vogël, që është përgjegjës për shumë çrregullime zhvillimi.

Në të ardhmen, eksperimente të tilla mund të zbulojnë se foshnjat e sapolindura ka gjasa të kenë probleme zhvillimi nëse nuk reagojnë ose nuk mësojnë prej stimulimeve nga jashtë. /VoA/Telegrafi/

Exit mobile version