Telegrafi

Foshnja “shëtitet” jashtë dritares së katit të tetë (Video)

Sipas disa medieve sociale, kjo ngjarje ka ndodhur në qytetin Miass në rajonin Chelyabinsk në Rusi, transmeton lajmi.net.

Fëmija që po qëndronte në dritare dukej se nuk kishte aspak frikë, derisa për një moment dukej se do të bie, por fatmirësisht arrin të ruaj ekuilibrin dhe vendosë të kthehet brenda.

Ky rast kishte tronditur edhe fqinjët, të cilët me të parë djaloshin në dritare i telefonuan policisë. Por pasi që ata u shfaqën në vendin e ngjarjes djaloshi ishte futur brenda.