Telegrafi

Foshnja në karrocë fillon të “rrëshqasë” shkallëve lëvizëse në një qendër tregtare, shpëtohet “në momentin e fundit” (Video)

Një foshnje që gjendet në një karrocë fëmijësh që i drejtohet shkallëve lëvizëse në një qendër tregtare në Kinë për fat të mirë është shpëtuar.

Fëmija që thuhet të jetë nëntë muajsh, gjinia e të cilit nuk është zbuluar, ra nga maja e shkallë lëvizëse që shkonin lart pas largimit nga një dyqan i afërt.

Por për fat të mirë, përcjell Telegrafi, ka qenë një ushtar ai që kapi foshnjën rreth gjysmës së rrugës së shkallëve lëvizëse dhe e pengoi atë të binte poshtë më tej përgjatë shkallëve lëvizëse.

Aksidenti ndodhi në një qendër tregtare në Wuxi, Kinë lindore, rreth mesditës të premten, sipas Beijing Daily. /Telegrafi/