Carter Kerr është një bebe me fat, pasi ai lindi në 3:21 pasdite, më 21 mars në kodin 321 të Florida, sipas Spitalit Cape Canaveral.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, foshnja e porsalindur, me peshë prej rreth 4 kilogramësh, është e para për prindërit e rinj, Charish dhe Justin.
“Carter, lindur në 321 (kodi rajonal) më 21 mars, 2021, në 3:21 pasdite është gjithashtu e mahnitshme”, ka thënë nëna, Charish, në një njoftim për shtyp.
“Përvoja ime në Spitalin Cape Canaveral ka qenë e shkëlqyeshme me të gjithë infermierët dhe të gjithë stafin”, ka shtuar ajo.
Spitali gjithashtu vë në dukje se dhoma e foshnjës së porsalindur ka pamje nga Bregu Hapësinor i Floridës, ku njerëzit mund të shikojnë lëshimin e raketave pas numërimit “3-2-1”. /Telegrafi/