Një gjë e pazakontë iu ndodhi çiftit në Alabama pasi foshnja e tyre e parë lindi fiks në datën kur edhe vetë ata të dy u lindën.
Prindërit Cassidy dhe Dylan Scott mirëpritën vajzën e tyre më 18 dhjetor, e cila është ditëlindja e tyre e përbashkët, sipas një postimi në Facebook nga Spitali Huntsville për Gratë dhe Fëmijët, transmeton Telegrafi.
“Kjo është një kohë emocionuese për çdo familje, por është shumë e veçantë për këtë familje, sepse ata të gjithë ndajnë të njëjtën ditëlindje”, shkroi spitali me bazë në Huntsville në postimin e tij të hënën.
“Ashtu është! Të dielën, më 18 dhjetor, një shans që është një në 133 mijë ka ndodhur kur vajza e tyre Lennon lindi”, vazhdoi postimi i spitalit.
Postimi i spitalit në Facebook është shpërndarë 1,700 herë dhe ka marrë shumë komente. /Telegrafi/