Site icon Telegrafi

Foshnja lindi gati gjashtë kilogramë

Kur lindi djalin Jonathan Patrick njëri nga mjekët bërtiti: “Prisni, duhet ta marrë aparatin fotografik”. Amanda thotë se në kontrollin e fundit me ultrazë priste ta lindte një foshnje pak më të bëshme, por as ajo as mjekët nuk pritën që djali të peshonte gjashtë kilogramë. Ajo që është më e rëndësishmja, Jonathan është një foshnje e shëndoshë.
Lidja nuk zgjati më shumë se dhjetë minuta, por ishte dramatike.
Babai i Jonathanit, Eric Rozzi, natyrisht i lumtur pa masë thotë se shokët kanë nisur ta urojnë duke i thënë se Jonathan do të luaj si qendër në ekipin basketbollistik Boston Celtics. Pesha mesatare e foshnjave të lindura në SHBA është 3.4 kilogramë, kështu që Jonathan është gati dyfish më i rëndë se foshnjet e “zakonshme”.
Megjithatë ai ka qenë larg rekordit botërorë. Sipas librit të rekordeve Guinness, foshnja më e rëndë ka qenë një djalë i lindur në Kanada më 1879. Ai peshonte 10.7 kilogramë, ndërsa vdiq pas vetëm 11 orësh, shkruan Daily Mail.
 

Exit mobile version