Një bebe e vogël u shpëtua nga mjekët të cilët e morën atë në një kazan mbeturinash, në të cilin vend ishte hedhur nga nëna adoleshente, minuta pas lindjes.
Gjithsesi, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, deri më tani nuk është e ditur nëse nëna e kishte lindur atë në tualet, apo e kishte marrë atje, disa minuta pasi e kishte lindur.
Pamjet e kamerave të sigurisë nga qendra shëndetësore Solidaridad Salud në Peru tregojnë se dy gra arrijnë të ndihmojnë nënën, e cila ishte tashmë në banjë.
Njëra nga gratë i jep vajzës një shall me ngjyrë të verdhë, të cilin ajo e mbështjellë rreth belit të saj, me sa duket për shkak se rrobat e saj ishin mbuluar me gjak.
Treshja pastaj ecin nëpër qendrën mjekësore, duke e lënë beben të vetme.
Për fat të mirë mjekët u alarmuan shpejt dhe e morën fëmijën e vogël, duke arritur ta shpëtojnë atë nga më e keqja. /Telegrafi/