Site icon Telegrafi

Foshnja e porsalindur gjendet në koshin e plehrave të një aeroplani në Mauritius

Stafi i aeroportit në Mauritius ka gjetur një djalë të porsalindur, i cili ishte braktisur në koshin e plehrave të një aeroplani.

Një 20-vjeçare nga Madagaskari, e dyshuar se ka lindur gjatë fluturimit është arrestuar pas aterrimit, raporton bbc.

Avioni i Air Mauritius, i cili mbërriti nga Madagaskari, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Sir Seewoosagur Ramgoolam më 1 janar.

Oficerët e aeroportit e bënë zbulimin kur kryen kontrolla rutinore doganore. Ata e dërguan foshnjën në një spital publik për trajtim.

Gruaja e dyshuar si nëna e fëmijës, e cila fillimisht mohoi se djali ishte i saj, iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor që konfirmoi se ajo sapo kishte lindur. Si ajo ashtu edhe foshnja thuhet se janë mirë.

Madagaskariania, e cila mbërriti në Mauritius me një leje pune dyvjeçare, do të merret në pyetje pas lirimit nga spitali dhe do të akuzohet për braktisjen e një të sapolinduri. /Telegrafi/

Exit mobile version