Site icon Telegrafi

Foshnja e porsalindur gjendet në kontejnerin e mbeturinave në Itali, i mbijetoi temperaturave të ulëta

Një foshnje e porsalindur është gjetur të shtunën mbrëma në një kontejner mbeturinash në qytetin italian Villanova Canavese, jo larg Torinos, raporton agjencia Ansa.

Bëhet fjalë për një djalë që është gjetur në një qese të najlonit, së bashku me një mbulesë.

Gjendja shëndetësore e vogëlushit që mjekët e quajtën Lorenzo, pavarësisht temperaturave të ulëta, aktualisht është e mirë, transmeton Telegrafi.

Foshnjën e ka gjetur një 49-vjeçar që jeton në afërsi dhe ishte duke dalë për të derdhur mbeturinat në kontejner. Atë e habitën të qarat e foshnjës.

“Fillimisht mendova se ishte mace. Pas disa sekondave e kuptova se bëhet fjalë për foshnje”, tha ai.

Pas këtij “zbulimi” i telefonoi policisë, kurse djaloshi është dërguar me urgjencë në spital.

Atje filluan hetimet për të konstatuar se si përfundoi foshnja e porsalindur në mbeturina. /Telegrafi/

 

Exit mobile version