Site icon Telegrafi

Foshnja e porsalindur dhe nëna e tij shpëtohen pas katër ditësh në rrënoja

Një foshnjë e porsalindur dhe nëna e tij janë shpëtuar nga rrënojat në Turqi, rreth 90 orë pas tërmetit të parë vdekjeprurës të së hënës.

Djali 10-ditor, i quajtur Yagiz, u nxor nga një strukturë e rrënuar në provincën jugore Hatay, transmeton Telegrafi.

Pamjet treguan se fëmija ishte nxjerrë me kujdes gjatë natës – një pamje e përshkruar nga mediet lokale si mrekulli.

Shpresat për gjetjen e shumë të mbijetuarve të tjerë po pakësohen, mes motit të ftohtë katër ditë pas katastrofës.

Lexo po ashtu I riu që u nxor i gjallë nga rrënojat pas 94 orësh, mbijetoi duke pirë urinën e tij

Megjithatë, përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë si në Turqi ashtu edhe në Sirinë fqinje – e cila u godit gjithashtu nga tërmetet.

I porsalinduri Yagiz u fotografua i mbështjellë me një batanije termike duke u transportuar në një ambulancë për të marrë trajtim.

Nënën e tij e nxorën me barelë. Nuk kishte përditësime të mëtejshme të disponueshme menjëherë për shëndetin e të dyve. /Telegrafi/

Exit mobile version