Në Departamentin Gjinekologjik të Spitalit Klinik të Tetovës, foshnja e parë që ka lindur në vitin 2020 është vajzë.
Lindja normale është bërë sot në orën 08:00, ndërsa është udhëhequr nga mjekja Gjuzvete Tairi. Foshnja është fëmija i parë i Saide Kasami dhe do të quhet Melek. Ajo peshon 3 kilogram dhe është e gjatë 50 centimetra.
Nënën dhe foshnjën sot pasdite i ka vizituar kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi.
Nëna e foshnjës nga Komuna e Tetovës do të merr dhuratë prej 40 mijë denarëve./Telegrafi/