Site icon Telegrafi

Foshnja e parë në Spitalin e Strugës në vitin 2024 është djalë

Foto: Ilustrim

I porsalinduri i parë në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë është djalë, ka konfirmuar për AIM, drejtori Armend Arslani.

Foshnja, sipas tij, ka lindur dje në orën 11:40.

“I porsalinduri i parë i Repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës është djalë, në gjendje të mirë shëndetësore. Ai peshon 2880 gram dhe është i gjatë 49 centimetra”, tha Arslani.

“Foshnja dhe nëna Zekir Elma, i cili është fëmija i tretë nga fshati Breshtani i Qendër Zhupës, janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Arslani.

Exit mobile version