Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, fëmija i parë që ka ardhur në jetë për vitin 2020 është vajzë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, ka ardhur në jetë rreth orës 00:01 fëmija që nga prindërit i është vendosur emri Emel.
Mjeku Fatmir Kopani, në një prononcim për mediat tha se brenda pak minutash ishin dy lindje, ku e para ishte vajzë dhe më pas djalë.
“Brenda pak minutash ishin dy lindje. Që të dyja lindjet kanë shkuar mirë. Nënat dhe fëmijët gëzojnë shëndet të plotë. Sipas rasteve të tjera të lidhjeve edhe këto kanë qenë me një ecuri normale”, tha Kopani.
Ndërkohë, për foshnjat e para të vitit 2020, në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë,Ogerta Manastirliu, shkruan:
“Një djalë dhe një vajzë janë bebet e parë që kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë në minutën e parë të vitit 2020. Në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ e para ka lindur Emel, ndërsa në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ ka lindur i pari një djalë që gëzon shëndet të mirë”.
Fëmijë i parë i lindur për vitin 2020 është vizituar edhe nga përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore.