Site icon Telegrafi

Foshnja e parë në Shkup është vajzë

Foto: Ilustrim

Foshnja e parë e lindur në vitin 2018 në Shkup është vajzë, njoftoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza.

Foshnja është lindur një minutë pas mesnate në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për fëmijën e dytë të Borjana Radevska nga Shkupi. Foshnja peshon tre kilogram dhe 70 gram dhe është e gjatë 49 centimetra./Telegrafi/

Exit mobile version