Në QKUK në minutat e parë të vitit 2023 ka ardhur në jetë një vajzë.
Mjeku në Klinikën e Gjinekologjisë pranë Qendrës Klinike UNiversitare të Kosovës (QKUK) Naser Rafuna konfirmoi lajmin për KosovaPress.
Rafuna deklaroi se si nëna ashtu edhe fëmija janë mirë me shëndet. Nëna e pacientes është Elona Rrustemi nga Drenasi.
“Para pak minutash lindi foshnja e parë në klinikën tonë, e gjinisë femër, pacientja është Elona Rrustemi nga Drenasi, ka lindjen e dytë, ka lind një fëmijë të shëndoshë nëpër rrugë natyre të lindjes, gjendja e nënës dhe fëmijës është shumë e mirë”, tha ai.
Për vitin 2022 në këtë klinikë kanë lindur mbi 8800 lindje.
“Deri më ditën e sotme kane qenë 8808 lindje, kjo është 8809 lindje”, shtoi Rafuna./kp/