Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ka lindur fëmija i parë për vitin 2019 në Kosovë, që është vajzë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjinekologu kujdestar në Sallën e Lindjes në Klinikë e Gjinekologjisë në QKUK, Dr. Naser Berisha, ka treguar për Gazetën ‘Shneta’ se nëna me iniciale M.G. 18-vjeçare nga Fushë Kosova ka lindur foshnjën e gjinisë femërore.
Berisha ka thënë se lindja është kryer me operacion cezarian dhe se nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore. Bebja ka lindur në orën 00:37 me peshë 4.5kg.
Ekipi që ka mundësuar lindjen e suksesshme në krye me Dr. Naser Berishën, kanë qenë Dardane Ukelli, Shqipe Fetiu, Arianit Sherifi.