Një foshnjë kineze e lindur nga një paciente që kishte coronavirusin, është diagnostikuar me sëmundjen vdekjeprurëse 30 orë pas lindjes.
Mjekët në Kinë tani kanë frikë se infeksioni mund të kalohet nga nënat te foshnjat e tyre në bark.
Lajmi erdhi pasi ekspertët pohuan se virusi gjithashtu mund të përhapet me feçe, transmeton Telegrafi.
Fëmija i infektuar, gjinia e të cilit nuk është zbuluar, lindi në Wuhan të dielën. Nëna e saj ishte konfirmuar se kishte coronavirus përpara se të fillonte lindjen.
Mjekët i dhanë foshnjës një provë 30 orë më vonë dhe rezultati doli të ishte pozitiv.
Foshnja më pas u transferua në spitalin e fëmijëve në Wuhan, i cili është caktuar nga qeveria për të trajtuar të gjithë fëmijët e infektuar.
Gjendja e foshnjës ishte e qëndrueshme dhe po monitorohej nga afër, njoftoi spitali përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në mediat sociale.
I porsalinduri është një nga dy foshnjat që janë zbuluar se mbajnë coronavirus nga spitali i fëmijëve në Wuhan.
Nëna e foshnjës u gjet që kishte coronavirus më 26 janar dhe foshnja filloi të kollitet dhe të zhvillojë një ethe tre ditë më vonë.
Fëmija u diagnostikua me virusin më 31 janar pasi mjekët i dhanë një seri kontrollesh mjekësore. /Telegrafi/