Telegrafi

Foshnja e lindur nën dritën e celularëve

Megjithatë, dhoma ku Rima Pivovarova, 22-vjeçare, kishte qenë duke i dhënë jetë një foshnje, ishte pllakosur nga errësira, vetëm disa minuta pasi mjekët kishin filluar të asistonin në lindjen e komplikuar.

Me shpejtësi motrat medicinale kishin intervenuar me dritën e telefonave të tyre celularë, sikur edhe të telefonave të pacientëve të tjerë të spitalit. Nën dritën e këtyre telefonave nëna Pivovarova edhe ka sjellë në këtë botë foshnjën e saj.

Motra medicinale, e cila ka asistuar në këtë lindje, Nadezhda Stempkovskaya, ka thënë se foshnja e gjinisë mashkullore dhe e ëma, tash janë në gjendje të mirë shëndetësore.