Site icon Telegrafi

Foshnja e lindur më 10.10 në orën 10 e 10 minuta

Britanikja e vogël Niamh Bond e rëndë tre kilogramë e 35 dekagramë lindi në spitalin Good Hope. Nëna e saj njëzetvjeçare Keelie Hearne nga Kingstanding në Birmingham lindi tetë javë para kohe, por në sekondën e duhur, nëse e pyesni atë.

Partneri i Keelieit, Dean Bond arriti natyrisht dhjetë minuta para se Nimah e vogël të lindte. Vajza do të mbetet nën kujdesin special edhe për një kohë, por pritet që në fillim të nëntorit të lirohet nga spitali.

“Gjithsesi ky moment do të mbahet në mend, e tash është edhe më i veçantë, sepse lindi fëmija i parë që nuk e prisja kaq herët. Është e vockël por shumë e bukur”, tha Keelie Hearn. /Telegrafi/
 

Exit mobile version