Site icon Telegrafi

Foshnja dymuajshe e mbuluar nën rrënoja në Turqi shpëtohet pas 128 orësh

Një foshnjë dymuajshe u shpëtua pas 128 orësh kërkimi në rrënojat e ndërtesës së shkatërruar nga tërmeti në lagjen Antakya të Hatay në Turqi.

E pavetëdijshme për gjithçka, trupi i saj vogël u nxor nga grumbujt e rrënojave i padëmtuar.

Foshnja u mor me barelë dhe u dërgua në ambulancë. Më pas  u dërgua në spital për mjekim, transmeton Telegrafi.

Sipas Al Jazeera-s, 16 foshnja u transferuan nga epiqendra e tërmetit, Kahramanmaras në kryeqytetin Ankara, nga autoritetet turke.

Të gjithë këto foshnja janë identifikuar por autoritetet nuk kanë mundur të kontaktojnë familjet e tyre.

Ndryshe numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka shkuar mbi 25 mijë, lëkundjeve të mëdha të hënën. /Telegrafi/

Exit mobile version