Telegrafi

Foshnja dy muajshe në Manastir ka rezultuar pozitiv me coronavirus

Foto: Ilustrim

Një foshnje dy muajshe është personi më i ri i Manastirit i infektuar me koronavirus. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, foshnja u infektua nga një anëtar i afërt i familjes, pra nga gjyshja.

Nga atje ata shtojnë se në familjen e afërt të foshnjës, nëna është gjithashtu pozitive me Covid-19.

Foshnja aktualisht është nën mbikëqyrjen e një pediatri, me një pasqyrë të lehtë klinike.

Në gusht poashtu një foshnjë tre muajshe ishte infektuar dhe arriti ta mposhtë virusin.