Telegrafi

Foshnja dhjetë javëshe me zhvillim të parakohshëm thotë “tung” (Video)

Foshnja Poppy është vetëm 10 javëshe por ajo tashmë ka filluar të flasë. Zakonisht një gjë e tillë është pothuajse e pamundur, derisa një fëmijë të mbush 9 apo më shumë muaj.

Holly Freeman 30-vjeçe, ka realizuar një video me vajzën e saj për t’i dëshmuar botës se një gjë e tillë ka ndodhur, transmeton Telegrafi.

Nëna e dy fëmijëve nga Broomley, ka deklaruar se bija e saj Poppy ka qeshur dhe belbëzuar fjalë të ndryshme qysh kur ishte vetëm pesë javëshe, por të afërmit nuk i besonin dhe i thoshin se nuk është e mundur.

Por ajo ishte sigurt se vajza e saj po mundohet të flasë.

Ajo ka deklaruar para medieve, se çdo mëngjes e mban në prehër Poppy duke i thënë mirëmëngjesi.

Dhe një ditë ndodhi mrekullia, derisa ajo po ngjitej shkallëve të shtëpisë për t’u kujdesur për birin e saj të madh, kur ajo papritmas tha “tung”. /Telegrafi/