Site icon Telegrafi

Foshnja derisa po luante afër pishinës bie në ujë, 7-vjeçari kërcen në ujë për ta shpëtuar vëllanë e vogël (Video)

Ky është momenti kur një foshnje shpëtohet nga vdekja nga vëllai i tij i madh, pasi derisa po luante në oborr afër pishinës afrohet dhe bie në ujë.

Por, për fat të mirë ishte vëllai i tij që reagoi me kohë, dhe kërcej në ujë për ta shpëtuar nga vdekja, transmeton Telegrafi.

Foshnja e veshur vetëm me pampers është filmuar nga kamerat e sigurisë duke vrapuar nga dhoma drejt oborrit, dhe në një moment bie në ujë në pishinë.

Dhe duke parë se vëllai i tij ishte në rrezik, 7-vjeçari pa u menduar dy herë kërceu në ujë dhe e nxori vëllanë e tij që po të qëndronte edhe pak sekonda do ta pësonte me jetë.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Sao Luis të Brazilit, ndërsa në ato momente prindërit e fëmijëve nuk ishin në shtëpi. /Telegrafi/

Exit mobile version