Site icon Telegrafi

Foshnja 10-muajshe që peshon 28 kilogramë, nuk mund të ecë e as gjunjëzohet (Foto)

Një nënë nga Meksika, e cila ka një djalë dhjetëmuajsh i cili ka problem me mbipeshën, ka folur për gjendjen e tij misterioze.

Isabel Pantoha 24-vjeçe, pranoi se në fillim kishte menduar se beba e saj Louis Miguel është duke u rritur me hapa të shpejtë për shkak të qumështit të saj të mirë, por tani ajo është e brengosur për shëndetin e birit të saj, transmeton Telegrafi.

Ky vogëlush shumë shpesh dërgohet në spital për kontrolle rutinore, por janë pikërisht edhe mjekët që janë habitur me gjendjen e tij.

Supozohet se ky vogëlush vuan nga sindroma Prader-Vili, një çrregullim gjenetik që e bën atë të ketë apetit dhe muskuj të dobët. Megjithatë, ajo çfarë po habit të gjithë është fakti se Louis nuk ha edhe aq shumë.

Mjekët janë duke menduar ta dërgojnë për tretman hormonal që kushton 555 dollarë, por problemi qëndron se babai i tij fiton vetëm 200 dollarë në muaj.

Louis ka lindur me 3.5 kilogramë, sikurse vëllai i tij i madh Mario (3-vjeç), por tani ai është shumë më i madh se vëllai. Sapo kishte mbushur dy muaj ai peshonte 10 kilogramë, kurse gjatë tetë muajve të ardhshëm në total fitoi 28 kilogramë.

Prindërit e tij kanë hapur një profil në Facebook në të cilën kanë shkruar edhe xhirollogarinë bankare, duke shpresuar se njerëz të mirë do të paguajnë mjekimin e birit të tyre.

Ai tashmë detyrohet të vesh rrobat e dedikuara për fëmijët trevjeçar. Ai madje nuk mund të ecë, e as të gjunjëzohet për shkak të mbipeshës, kurse në spital duhet të dërgohet katër herë në javë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version