Site icon Telegrafi

Forumit Ekonomik Botëror, vlerësim pozitiv për Shqipërinë

Një vlerësim pozitiv vjen për Shqipërinë nga “Forumi Ekonomik Botëror”. Sot ky forum publikoi raportin për vitin 2016-2017 në lidhje me konkurrueshmërinë.

Ndër 138 ekonomitë botërore, Shqipëria renditet e 80-ta, me 13 vende përmirësimi krahasuar me raportin e vitit të mëparshëm që mbante vendin e 93-të. Shqipëria është përmirësuar me 17 pozicione në renditjen globale, sa i përket konkurrueshmërisë.

Nga analiza e bërë sipas shtyllave kryesore, vërehet se ka patur një rritje pothuajse në të gjithë indikatorët sidomos në atë “Arsimi dhe Shëndeti” (që renditet në vendin e 33-të duke u rritur me 19 pozicione nga një vit më parë).

Rritje u shënuan edhe në indikatorët e tjerë si Mjedisi Makroekonomik, Arsimi i Lartë dhe Trajnimet, Zhvillimi i Tregjeve Financiare, Gatishmëria për Teknologjinë, Inovacioni dhe Sofistikimi i Biznesit, kanë ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në rritjen e pozicionit të Shqipërisë përsa i përket konkurrueshmërisë.

Në këtë raport Shqipëria mban pozita të favorshme, duke lënë pas Greqinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën, në renditjen globale, sa i përket konkurrueshmërisë. Raporti evidenton se Shqipëria grumbullon 4.06 pikë nga 3.93 pikë që grumbullonte një vit më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version