Telegrafi

Forumi Rinor Islam: Kundërshtojmë fuqishëm “Paradën e krenarisë”

Nëpërmjet një njoftimi të Forumit Rinor Islam (FRI) thuhet se “FRI reagon ndaj Paradës së krenarisë, organizuar nga komuniteti LGBTI me të cilën promovohen dhe mbështeten personat me orientimet e tyre të ndryshme seksuale në Maqedoninë e Veriut”.

“Nisur nga fakti se me shekuj familja mbetet si njësia themelore në organizimin e jetës në shoqëri, duke vijuar kështu brez pas brezi ruajtjen e këtij institucioni të shenjtë, shprehim thellë indinjatën për realizimin e kësaj parade”, thonë nga FRI, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata bëjnë apel te organizatorët për tërheqje sa më parë të së njëjtës për të ruajtur, siç thonë nga FRI, devijimin dhe largimin e tyre nga vlerat e mirëfillta shoqërore.

“Poashtu, u drejtohemi edhe të rinjve që të qëndrojnë syhapur në situata të tilla, edhe pse natyrshmërinë njerëzore e cenojnë vazhdimisht fenomene të ndryshme të cilët çekuilibrojnë komponentët moralë”, thuhet në reagimin e FRI-së.

Lexo po ashtu Shkup, marsh për familje të shëndoshë: Fëmijët nga martesat homoseksuale janë të prirur drejt vetëvrasjes dhe depresioneve

Në fund ata shtojnë se për shkak të rrezikut që shfaqet në natyrshmërinë e familjes tradicionale dhe rolit të saj të mirëfilltë në socializimin e fëmijëve, për arsye të zhvlerësimit të rolit edukues dhe qytetërues të arsimit në vendin tonë si dhe për hir të vlerave humane, FRI kundërshton fuqishëm këtë “Paradë të krenarisë”./Telegrafi/