Telegrafi

Forumi rinor i LDK-së shpërndau fletushka me biografinë e Rugovës

Ata akuzuan qeverinë se ka harruar presidentin Rugova, por edhe shumë figura tjera të ndritshme që sakrifikuan për lirinë e sotme.

“Qeveria e ka harruar presidentin Rugova, qeveria e ka harruar Fehmi Aganin, e ka harruar familjen Jashari, e ka harruar Nekibe Kelmendin , e ka harruar Xhemajl Mustafen, e ka harruar Zahir Pajazitin dhe të gjithë të rënët në luftë, sepse të gjithë këta harrohen përderisa një i ri mbetet pa punë, sepse të gjithë këta harrohen përderisa korrupsioni është prezent, derisa një qytetari nuk ju ofrohen shërbime mjekësore, të gjithë këta harrohen dhe i gjithë qëllimi dhe amaneti i tyre është harruar”, tha kryetari i forumit rinor të LDK-së, Armend Ibrahimi, raporton RTK.

Më 21 janar, forumi rinor i LDK-së paralajmëroi se do të organizoj edhe marsh në shenjë respekti dhe nderimi për ish presidentin Rugova. /Telegrafi/