Forumi për Maqedoninë Demokratike, komuniteti i emigrantëve nga Maqedonia, e përshëndet çdo hap çka dërgon në avancimin e të drejtave të etnitetve më të vogla në Republikën e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Nga këtu, e përshëndesim edhe sjelljen e Ligjit për gjuhët, si vazhdim i procesit të rëndë për ngritjen ekskluzive të shoqërisë. Megjithatë forumin e shqetëson fakti rreth instrumentializimit të politikës të këtij ligji nga ana të gjithë politikanëve, të cilët kanë lënë hapësirë të gjërë për interpretime të ndryshme, me çka shumë herë ndodh edhe me ligjet tjera në Maqedoni” thuhet në njoftimin e këtij Forumi.
”Në fund, forumi shpreh keqardhje të thellë nga diskursi publik rreth ligjit të gjuhëve. Me keqardhje vërrehet se diskutimet konstruktive për përmbajtjen dhe legjitimitetin të ligjit, aq shumë po bie nën hijen e diskutimin ksenefobik. Si organizatë e cila është krenare me antarësimin e larmishëm të saj, forumi në mënyrë të rreptë i kundërvihet kësaj rektorike ksenefobike. Forumi bën thirrje për vëmendje të thellë dhe të shpejtë për realizimin e reformave prioritare të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e forumit për Maqedoninë Demokratike. /Telegrafi/