Telegrafi

Forumi i Davosit mbyllet me shpresën tek G20

Drejtues të bizneseve, politikbërësit financiar janë takuar me dyer të mbyllura në Davos, për të përcaktuar kornizat e një strukture të re rregullatore ekonomike, e cila mendohet sedo të jetë edhe zgjidhja e shokut financiar e ekonomik që ka kapluar botën.

Ministrja franceze e Financave, Kristin Lagard është shprehur se nevojitet një shpjegim për mënyrën si rregullorja mund të bëhet e aplikueshme për të gjithë aktorët ekonomik. E ndërkaq kryeministri britanik Gordon Braun dhe kancelarja gjermane Angela Merkel e ka konsideruar këtë javë më tepër të vlefshme për parandalimin e krizës financiare sesa reagimin ndaj saj, një krizë e cila mund të shndërrohet në një recesion ekonomik mbarëbotëror.

Për shumë përfaqësues të agjencive humanitare dhe oranizmave joqeveritare ndërkombëtare Davos është konsideruar më tepër si një shans për të parë impaktin e krizës financiare mbi fondet për ndihma humanitare e bamirësi. Ministrat e tregtisë shpresojnë se takimi i ardhshëm i G20 në muajin prill të po këtij viti, i cili do të mirëpritet nga kryeministri britanik Gordon Braun, do të jetë një përmbushje për hapjen e tregtisë.

E ndërkaq protesta u zhvilluan një ditë më parë në Gjenevë e Davos për të protestuar ndaj këtij forumi. Protestuesit janë shprehur se personat pjesëmarrës në të janë ata që e shkaktuan këtë krizë globale, dhe jo njerëzit e duhur për t’i dhënë zgjidhje asaj.

Ky forum në Alpet zvicerane mbahet çdo vit me drejtues të bizneseve dhe zgjidhjet e tyre për problemet ekonomike. Ajo çka liderët global udhëzojnë është të vazhdohet tregtia e lire, pasi barrikadat ekonomike do ta thellonin edhe më tej krizën globale.