Site icon Telegrafi

Forumi ekonomik, Shqipëria e 88-ta, SHBA e katërta

Raporti përfshin ecurinë në institucione, infrastrukturën mjedisin makroekonomik, arsimin e shëndetin, efiçencën e prodhimeve të tregut, efiçencën e tregut të punës, zhvillimin e tregut financiar, gatishmëria teknologjike, madhësia e tregut, sofistikimi i biznesit, shpikjet e reja dhe fusha të tjera.

Kjo renditje llogaritet në bazë të të dhënave ekonomike të bëra publike tashmë nga gjitha vendet, por edhe në bazë të pyetjeve ndaj qytetarëve. E për këtë studim janë pyetur 13 mijë e 500 persona në 139 vende.

E veçantë në këtë raport të fundit është rënia e SHBA-së në vendin e katërt.
Sipas listës së re të konkurencës në vend të parë është Zvicra e cila i zuri vendin SHBA-së vitin e shkuar. Tashmë në vend të dytë kalon Suedia dhe në vend të tretë Singapori.
Gjermania në këtë listë është në vend të pestë si vendi i pozicionuar më mirë nga e gjithë eurozona.

Edhe Britania e Madhe ka shënuar rënie duke u renditur e 12. SHBA-ja ka humbur terren pas thirrjeve për dobësimin e institucioneve publike e private dhe pas shqetësimeve për gjendjen e tregjeve financiare. Suedia është në rangun më të mirë krahasuar me vendet nordike.

Raporti i fundit i forumit ekonomik botëror reflekton përmirësimin e ekonomisë në vendet në zhvillim edhe pse thuhet se duhet kohë para se ato të krahasohen me botën e zhvilluar për konkurrencën.

Kina është në vendin e 27 edhe pse është ngjitur me dy vende dhe pastaj vijnë ekonomitë e tjera si India, Brazili e Rusia. E veçantë është zbritja në këtë raport e Greqisë nga vendi i 71 në vendin e 83. /Telegrafi/
 

Exit mobile version