Site icon Telegrafi

Forumi i decentralizimit në Strugë: Komunave ju nevojiten burime më të fuqishme financiare dhe njerëzore

Riafirmimi i procesit të decentralizimit është tema e diskutimit në suaza të Forumit “Decentralizimi sërish në fokus”, që në organizim të Ministrisë së Pushtetit Lokal, Misionit të UNDP-së në Maqedoni dhe Delegacionit të BE-së pasdite po mbahet në Strugë.

“Para nesh paraprijnë përgjegjësi të mëdha që dalin nga Përcaktimet programore të Qeverisë për riafirimim të procesit të decentralizimit dhe konsolidimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale, por edhe të programeve të autoriteteve lokale të cilave qytetarët ua dhanë besimin”, theksoi në hapjen e konferencës ministri Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu.

Duke përshëndetur udhëheqësinë e re të Bashkësisë së Njësiteve të Vetëqeverisjes Lokale si partnerë të parë të pushtetit qendror në zbatimin e politikave të cilat ndikojnë drejtpërdrejtч mbi funksionimin e vetëqeverisjes lokale, Fazliu theksoi se në bazë të prioriteteve të përcaktuara Qeveria e re fillon me krijimin e kushteve për stabilitet financiar të komunave përmes shpërndarjes së drejtë, transparente dhe të parashikueshme të mjeteve nga buxheti qendror.

“Në të njëjtën kohë do të punojmë edhe në zgjerimin e kompetencave në nivel lokal, në ato segmente ku ka kushte reale për transferimin dhe zbatimin e tyre më efektiv, ai potencoi duke theksuar se pikërisht decentralizimi është një ndër shtyllat mbi të cilat Qeveria do ta ndërtojë konceptin – një shoqëri e barabartë për të gjithë.

Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Maqedoni, Luiza Vinton me këtë rast përkujtoi se dy dekadat e fundit mjaft është bërë në fushën e decentralizimit, por vuri në dukje se ka ende ekzistojnë sfida në këtë proces, para së gjithash në aspektin e financimit dhe përmirësimit të resurseve njerëzore të domosdoshme për zbatimin e qëllimeve të vendosura.

“Tani me Qeverinë e re dhe paralajmërimet për mbështetje më të madhe financiare të vetëqeverisjes lokale, si dhe zgjedhja e autoriteteve të reja lokale, konsiderojmë se është koha që të ulemi në një tryezë të përbashkët dhe të gjenden mënyra për përmirësimin e procesin të decentralizimit”, theksoi ajo.

Tubimi në Strugë do të jetë një mundësi që kryetarët e rinj të komunave t’i paraqesin idetë e tyre rreth procesit të decentralizimit, të realizojnë dialog të drejtpërdrejtë me pushtetin qendror, si dhe të njihen me mundësitë dhe ndihmën që në procesin e decentralizimit i kanë në dispozicion nga ana e UNDP-së dhe BE-së.

Ambasadori i BE në Maqedoni Samuel Zhbogar tha se do ta shfrytëzojë praninë e kryetarëve të rinj të komunave të njihet me sfidat me të cilat ballafaqohen, si dhe t’i dëgjojë pritjet e tyre për atë që mund ta presin si ndihmë nga Bashkimi Evropian në procesin e decentralizimit.

Kur është fjala për gjendjen e procesit të decentralizimit në pushtetin e Maqedonisë, ai theksoi se nga kontaktet e realizuara me kryetarët e komunave, si me kryetarët e mëparshëm ashtu edhe me të rinjtë mund të vërehet se e kanë mjaft të vështirë si autoritete lokale që në rrugë të drejtë t’i zbatojnë kompetencat dhe të përballen me përgjegjësitë, në kushte të mungesës të mbështetjes përkatëse financiare për aktivitetet e pritshme.

“Kryetarët dhe vetëqeverisjeve lokale janë pjesë e domosdoshme e procesit të integrimit evropian të vendit dhe prej atje përpjekja jonë për të dhënë mbështetje të plotë në këtë proces”, tha ai.

Në tubimin në Strugë janë të pranishëm kryetarët e pothuajse të gjitha komunave në vend, ndërsa për nesër është paraparë me ta të takohet edhe kryeministri Zoran Zaev. Organizatorët e konferencës konsiderojnë se ajo do të jetë një mundësi e mirë që autoritetet e reja lokale të njihen drejtpërdrejt me politikën e Qeverisë në lidhje me decentralizimin, dhe të njëjtën kohë t’i dëgjojnë përvojat e Zaevit si ish kryetar i Komunës së Strumicës./Telegrafi/

Exit mobile version