Pas zhvillimeve të fundit dhe përçarjes në Lëvizjen Besa, sapo është mbajtur një konferencë shtypi ku janë sqaruar zhvillimet e fundit brenda kësaj partie politike.
”Forumi gruas dhe forumi rinor, këshillëtarët dhe të gjithë këshillat vendorë të Besës në degën e Tetovës reagojnë ashpër dhe nënshkruajnë deklaratë të përbashkët ku kërkojnë vazhdimine rrugës në respektimin e vlerave tashmë të promovuara të ruajtjes dhe unitetit të brendshëm, ndikomit politik dhe rezulatet e sukseshëm në zgjedhje. Lëvizja Besa të vazhdojë luftën politike si subjekt i legjitimuar i përfaqësuesve të shqiptarëve në Maqedoni.
Si anëtarësi dhe strukturë e Besës në tetovë nuk rimë indifernet ndaj sjelljeve të deputetit të Tetovës, Nexhmedin Kahrimani, prandaj kërkojmë nga deptueti të respektojë organet legale dhe legjitime të Besës, të respektojë kryetarin legjitim të Besës, Bilall Kasami, i cili u tërhoqë që Kahrimani të bëhet deputet.
Në forma jolegale tentohet uzurpimi i Lëvizjes Besa, prandaj uzurpatorët të tërhiqen nga loja e djallit, përndryshe do të ballafaqohen me anëtarësinë dhe do të përballen edhe me organet e rendit”, u tha në konfernecën e organizuar sot në selinë e kësaj partie politike në Tetovë./Telegrafi/