Telegrafi

Forum teknologjik me temë ‘Fuqia e ujërave të pastra’

Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për nevojën e uljes së ndotjes së ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore dhe me rastin e Ditës botërore të ujërave, sot në Shkup do të mbahet forum teknologjik ‘Fuqia e ujërave të pastra, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në forum, siç është paralajmëruar, do të flasin Xhakomo Snaramuci nga ‘Ozonia’, Zvicër, si dhe përfaqësues nga MMJPH, ISHP dhe NP ‘Ujësjellësi dhe kanalizimi’, njofton AIM.

Temë të forumit janë uji i qëndrueshëm për pirje dhe sigurimi i shërbimeve për pastrim të ujërave ndotëse në Maqedoni, aspektet shëndetësore të ujit, burimet alternative për furnizim të Qytetit të Shkupit dhe menaxhimi me ujërat, ndërkaq do të ndahen edhe përvoja për pastrim të ujërave në vende të tjera.

Forumi është në organizim të ‘Rotari klubit’ nga Shkupi. /Telegrafi/