Site icon Telegrafi

Forum për perspektivat dhe potencialet e emigracioneve

Shpërngulja dhe mobiliteti i të rinjve, mjekëve dhe artistëve, ndikimi i emigracioneve në sektorin afarist dhe në sektorët e tjerë, si dhe roli i sektorit qeveritar në adresimin e emigracioneve janë temat për të cilat do të diskutohet në forumin e sotëm ‘Sfida, perspektiva dhe potenciale të emigracioneve’, që do të mbahet në Çifte hamam, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Organizator është programi për mbështetje të shoqërisë civile në Maqedoni ‘Civika Mobilitas’, njofton AIM. Forumun do ta hapë ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, Sibil Suter Tejada.

Në panel do të flasin Edmond Ademi, ministër pa dikaster i angazhuar për diasporën, Zllatko Nikollovski, kryetar i ‘Kontakti i ri’, Kalina Grivçeva-Stardelova, kryetar e OEM, Metodija Stojçevski dhe disa përfaqësues të forumeve dhe DSHM-së. /Telegrafi/

Exit mobile version