Telegrafi

Forum ndërkombëtarë për energjetikën

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nënshkruan të premten në Prishtinë një marrëveshje me ‘Alb-konfindustrinë” nga Shqipëria, për organizimin e forumit ndërkombëtar “Kosova-mundësi energjetike”, i cili synon të prezantojë politikat dhe kapacitetet energjetike të vendit tonë. 

Ky forum do të organizohet nga Alb-konfindustria me mbështetjen e Ministrisë së Energjetikës dhe Minierave të Kosovës, nën kujdesin e veçantë të ministres Justina Shiroka–Pula, në bashkëpunim me Korporatën Energjetike të Kosovës dhe Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Kosovës (KOSTT). /Telegrafi/