Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) në kuadër të programit Civika mobilita sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta mbajë Forumin kombëtar “Bashkëpunimi midis Kuvendit dhe organizatave civile”.
Në forum është paralajmëruar fjalim i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, i ambasadores së Zvicrës Sibil Suter Taheda, si dhe të deputetëve nga Kuvendi.
Diskutimi i forumit do të fokusohet në bashkëpunimin e deritanishëm midis Parlamentit dhe organizatave civile përmes prizmit të përvojave të deputetëve, si dhe nga aspekti i organizatave civile të cilët kanë një bashkëpunim të tillë.