Site icon Telegrafi

Forum biznesi për bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Meksikës

Me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë dhe Meksikës, Oda Ekonomike e Maqedonis në bashkëpunim me Ambasadën e Meksikës në Serbi, Këshillin meksikan për tregti të jashtme, investime dhe teknologji dhe Agjencinë për promovim të tregtisë ndërkombëtare dhe investimeve, nesër në Shkup organizojnë biznes-forum me temë “Maqedonia- Meksika – Biznes mundësitë dhe forcimi i bashkëpunimit dypalësh”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i këtij forumi është që kompanitë e Maqedonisë dhe institucionet të njihen me mundësitë për bashkëpunim me Meksikën në shkëmbimet tregtare.

Ky forum do t’u mundësojë pronarëve të kompanive në Maqedoni t’i forcojnë relacionet ekonomike, por edhe të vendosin themele për bashkëpunim më të lartë mes dy vendeve./Telegrafi/

Exit mobile version